Nga Fadil Maloku
1. Drenica (me LUFTËN, alias;Adem Jasharin!) dhe Llapi (me PAQËN; alias; Ibrahim Rugovën!), si sinonime të monopolit dhe dominimit absolut (!), janë dy komuna shembull të “pushtimit”, monopolit dhe të dominimit absolut të “dy elefantëve” politik, PDK-s dhe LDK-s. Tani, me rastin e rivotimit në Drenas, u pa qartë se i gjithë ai: monopol, dominim dhe “pushtim”, ka filluar padyshim të zbehet dhe të shembet ngadalë, por sigurt! Shikuar me dioptrinë e një sociologjie zgjedhore, na del se: i gjithë ky proces i jodominimit (!), do bëhet i rëndësishëm dhe shumë i shëndetshëm, jo vetëm për Drenasit, por, edhe për gjithë qytetarinë kosovare…
2. I RËNDËSISHËM, sepse, po paralajmëron obskurantët, militantët dhe aparatçikët partiak, të dy këtyre subjekteve politike, për një NDRYSHIM evident qëndrimesh të qytetarisë, për nevojën e një ANIMIMI të ri publikut (që ishte hipnotizuar dhe ngarritur me ikonografinë e shkaqeve dhe pasojave të luftës!), si edhe për fillimin e SHEMBJES së monopolit që ishte skajshmërisht i ndërtuar në benefitet e sakrificës dhe stoicizmit, në vend të Programeve dhe Projekteve konkrete zhvillimore; për zbutjen e varfërisë dhe reduktimin e papunësisë! Duket që i njëjti skenarë, sipas një efekti domino do ta pret edhe pandamin e PDK-s, LDK-n, në “kështjellën” e saj në Llap, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017
3.I SHËNDETSHËM, sepse kjo komunë dëshmoi dosido, për fillimin e një vetëdijesimi të ngathët, por, shumë të sigurt për rolin e arratisjes së qytetarëve nga statusi i “turmës” së dëgjueshme, në statusin e një qytetaria të emancipuar politikisht, që din dhe mundet të ndryshoj këtë monopol oligarkik, të promovuar dhe të propaganduar për gati dy dekada të tëra, në emër të vlerave “luftës” dhe “paqes”?
4. Drenica, përmes Drenasit dëshmoj që ky monopol nuk është më absolut (!), por, i fragmentarizuar dhe i dekompozuar, jo aq shkaku i ndonjë emancipimi të hetuar social, sa shkaku i vetëdijesimit qytetar për rolin dhe efektet që mund ta kenë ata në ndryshimin e piramidës lokale, kur keqmenagjohet, tjetërsohet dhe korruptohet, ajo!
5.Absolutizmi politik dhe monopoli politik që është mbajtur dhe kultivuar gjatë pothuajse dy dekadave të fundit, përmes ikonografisë dhe folklorizmave të luftës (Drenica) dhe asaj të paqes (Llapi), duket që po i vie fundi! Sigurisht, që këto erëra vetëdijësuese… do e pasurojnë pa mëdyshje edhe teknologjinë shtetndërtuese, do e konsolidojnë sovranitetin e improvizuar dhe demokracinë e brishtë