Home KRYESORE Enver Hoxha si 8 dhjetorist!

Enver Hoxha si 8 dhjetorist!

Nga Arian Galdini

Ka nje debat te zjarrte sa here te bie rasti te ulesh ne ndonje kafe me dhjetoriste. Ata te gjithe kane kendveshtrimin dhe deshmine e tyre mbi zhvillimet e atyre diteve qe ndryshuan Shqiperine. Me kalimin e viteve ky ritual e zjarr debatesh ka ardhur e eshte bere edhe me i serte. Ka nder ta qe kane qene protagoniste e njekohesisht edhe te konfirmuar politikisht me vone, te cilet nuk kane pse deshmojne per veten e tyre. U duhet vetem te ruajne pozicionet e perhershme. Ka te tjere qe kane qene prane protagonisteve asokohe apo ndoshta edhe me vone dhe largesia nga dhjetori 1990, i ben te ndihen pothuajse te njevlefshem me ata. Ka ca syresh qe ndoshta thjeshte kane qene studente ate vit, e as e kane ditur qe shoket e tyre po benin revolucion, por qe me vitet qe shkojne, e rrisin masen e guximit te tyre per te dhene edhe ata deshmi te rolit dhe bemave te tyre ne ato dite te medha dhjetori.

E rendesishme eshte qe te gjithe keta e kane pranuar njeri tjetrin, e kane legjitimuar njeri tjetrin, e madje jane ne simbioze me njeri tjetrin aq sa debatin e zjarrte e bejne nese jane te 8, 9, 10 apo 13 dhjetorit. Kush arrin te qendroje si 8 dhjetorist nder keto biseda te gjata kafeneshe si skuta, ia del te mbaje statusin e senatorit. Te tjeret duhet te presin edhe ca vite qe rideshmite e tyre neper kafene, te behen aq bindese sa edhe keta te pranohen si 8 dhjetoriste.

Nderkohe 8 dhjetoristet e pranuar, rendin neper Parti per ta shitur certifikaten e tyre te dhjetoristit senator, si leje kalimi per te mare shperblesen qe mund te jete ende ne rend varesisht zhvillimeve dhe nevojave politike te momentit.

Po ashtu edhe bota televizive ka pulsimet e saj. Vit pas viti, ka dhjetoriste qe vijne e ka te tjere qe zbehen, ka madje edhe nga ata qe mbulohen me harrese te plote. Ndodh qe dhjetoriste te medhenj te nje viti, nuk permenden fare ne vitin pasardhes. Ndodh qe dhjetoriste qe askush nuk i kishte degjuar per te tille nder vite e vite, u vjen koha e shkelqejne si yje ne ndonjerin prej viteve.

Te gjithe kete reformim, deformim, berje zhberje, krijim rrathesh vleresimi si 8 dhjetorist, 9 dhjetorist, 10 dhjetorist, si dhjetorist i inxhinerise, dhjetorist i kamzes, dhjetorist i rretheve, etj, etj, ne e kemi pare te na parashtrohet si mesim historie qe na e jep mesuesi i fiskultures.

Cdo gje ka ndodhur edhe me lejen tone edhe me heshtjen tone edhe me legjitimimin qe ne i kemi bere ndersa e kemi pare te ndodhe e duartrokitur si ngritjen e ndricimin e pemes se Krishtlindjes, sa here na vijne datat e 8 dhjetorit dhe 20 shkurtit.

Sigurisht qe arsyeja ka qene politike, themelisht politike. Politike per Partine, politike nga Partia, politike prej Partise, politike per karriere ne Parti, politike per ndonje status ne Parti, politike per nje kothere nga Partia, politike per ndonje hapje te vockel dere nga Partia, politike per rikthim ne Parti, politike per largim nga Partia, politike per riafrim me Partine, politike per ndonje nder Partie, e keshtu me rradhe. Politike në jo vetem nje Parti. Politike në disa Parti kryesore. Kesisoj variablat e mesimit te historise mbi dhjetorin e dhjetoristet kane levizuar bazuar neper te gjithe keto variabla, në e nga te gjitha Partite, per te gjitha keto arsye politike e me shume, qe lartpermenda.

Dhe ja ku kemi ardhur sot ne kete dite kur, cdo vit e me teper marin fuqi e buje zerat qe flasin per nje Levizje Studentore te inskenuar dhe fabrikuar nga Sigurimi i Shtetit. Kane kurajo te madhe keta qe dalin e i thone a shkruajne keto marrezira e ligesi, sepse te thuash se Levizja Studentore e Dhjetorit ’90 ka qene e parapergatitur dhe kontrolluar eshte njelloj si te thuash se Donald Trumpi ka pire kafe me kacurrel tek Postiqja me Luan Pobratin.

Ndoshta vertete ka patur studente te infiltruar e kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit ne ate Levizje Studentore, por nuk mund ta besoj e as pranoj si logjike te zhvillimit te ngjarjeve, se keta ishin arsyeja pse ndodhi Levizja.

Ndodhi Levizja, pa u moren masat si kudo e ngahera ne histori, ne cdo vend, qe Shteti te kishte sy, veshe e ndoshta edhe ndikim aty. Mund te kete arritur Sigurimi edhe deri tek njerezit e emrat me te spikatur ne krye te Levizjes Studentore, por per asnje cast nuk me shkon ne mendje te besoj e pranoj se Sigurimi parapergatiti dhe pati ne dore cdo detaj te Levizjes.

Eshte e pamundur. Thjeshtesisht e pamundur. Shtetit Kriminal Diktatorial i kishin rene dhembet e per shkaqe historike, gjeostrategjike, jetike e kishte krejtesisht te pamundur perdorimin e dhunes per ta ndalur Levizjen Studentore.

Mburrja e sotme e ish-Ofiqareve ne krye te Partise dhe Shtetit Kriminal Komunist, se keta e paskerkeshin pasur ne dore ta shtypnim me plumb e zjarr cdo Levizje kunder, eshte njelloj si te thone se Merylin Monroe nuk kishte patur asnje histori me vellezetit Kennedy, por lavjerrej sa ne krahet e Mehmetit tek krahet e Enverit, ne ato kohe, prandaj edhe e helmoi CIA.

Asnje grime dhune nuk perdornin dot ose do shuheshin pa nam e nishan si shplarje wc me nje te shtypur butoni. Globi po ndryshonte dhe Fuqite Madhore nuk mund te lejonin asnje cofetine Politbyroje apo Sigurimi, qe te cenonte apo ndalte kete ndryshim ne Shqiperi.

Kjo duhet te kete qene edhe arsyeja pse Shteti Kriminal Komunist dhe Sigurimi i Shtetit, nderhyne per te tjetersuar rrugetimin dhe frytet e Levizjes.

Me njerezit e tyre te infiltruar, ia dolen te vene dore ne fytyren e se nesermes. Dhe na e shemtuan shume kete fytyre. Kaq te papertypshme na e bene, sa tani guxojne te na e vendosin kete fytyre te shemtuar te se sotmes sone qe i bie te jete e nesermja e asaj Levizjeje Studentore, si argument baze per te na rrezuar Levizjen.

Me keq akoma, arrijne deri aty sa na gafurren neve shqiptareve me vetemburrje, se ishin pikerisht ata, pra Politbyroja dhe Sigurimi i Shtetit, sjellesit e (Doruntines) Levizjes Studentore.

E verteta eshte se Levizja Studentore ka lindur spontanisht, sic lindin gjithe Revolucionet, mu aty ne Qytetin Studenti. Te gjithe ata studente qe e nisen kete Levizje jane heronj te vertete qe meritojne nderim e respekt te kahershem. Ata nisen Levizjen per ti dhene Shqiperise nje Revolucion Demokratik Paqesor nepermjet te cilet te rrezohej Diktatura e fillonte nje perpjekje e re kombetare per te ndertuar demokracine, lirine dhe europianizimin. Ata nuk nisen kategorine e dhjetoristit.

Kur filloi loja me dhjetoriste, 20shkurtiste, e me senatore e rrathe vleresimi, ia behu edhe strategjia e zhberjes se cdo mundesie qe Levizje te ndikonte ne te nesermen e saj qe eshte bere e sotmja jone.

Te nesermen e Levizjes dhe te sotmen tone prej 26 vitesh e kane mare nen administrim te plote ustallaret e vjeter kriminale te Politbyrose dhe Sigurimit te Shtetit.

Keta denatyruan dhe relativizuan rolin e atyre qe nisen Levizjen, duke prodhuar kategorine e dhjetoristeve. Me pas dhjetoristet u bene aq te shumte, sa nisen te rrathezoheshin ne 8 dhjetoriste, 9dhjetoriste, e keshtu me rradhe deri tek 20shkurtistet.

Imagjinoni pak dramen e shqiptareve kur shohin vit pas viti neper TV e gazeta, dhjetoriste qe rrefejne bemat e tyre sesi ne 8, 9, 10 apo 11 dhjetor, bene kete apo ate akt trimeror kunder Diktatures Komuniste, e nderkohe prej 26 vitesh, per cdo dite asnje prej tyre, ose pothuajse shume pak prej ketyre teledhjetoristeve, ka guxuar te kundershtoje asnje Kryetar te asnje Partie, ne kohet e Pluralizmit dhe Demokracise.

Kjo trimeria e dhjetoristeve qe ka mbaruar ne dhjetorin ’90, le nje shije kaq te keqe saqe te ngrihen floket perpjete nga habia.

26 vjet, me shume Parti e Kryetare Partie qe kane qene arrogante, plackites, batakcinj, autoritariste, demokracivrases, lirimbytes, dhe asnje dhjetorist nuk u gjend per tu thene te vertetat e treguar grushtin.

Si eshte e mundur kjo? Pse ka ndodhur kjo?

Sepse ata qe bene Levizjen u realtivizuan nga shumesia e dhjetoristeve pafund qe dolen vit pas viti. Kam patur fatin te njoh njerez qe ne ate fillim te viteve ’90, ishin modeste dhe nderonin pa shume naze protagonistet e vertete te dhjetorit ’90. Me tej, po te njejtet njerez i kam pare te transformohen ne dhjetoriste. E me vone, ne keto vitet e fundit, i gjej te grinden neper tavolina me njeri tjetrin nese jane 8dhjetoriste, 9 dhjetoriste, apo 20shkurtiste. Kur i degjoj sot, me shqyhen veshet e syte nga habia, e me kap nje buzagaz i brendshem, sepse kane pacipesine edhe te bejne deshmi per te vertetuar se ku e me ke ishin ate nate. Kane bindur edhe te tjere si soji i tyre per te bere deshmi te rreme te perbashketa. Keta te bejne te besosh se Luis Armstrongu ka qene duke kenduar Per ty atdhe, tek Instituti i Larte i Arteve, kur u degjua oshetima e pare e protestes qe kishte nisur ne Qytetin Studenti.

Po te degjosh keta, nuk dyshon as edhe se Erion Veliaj dhe Edi Rama, kishin dale bashke ne Kapshtice per te pritur John Lenonin qe ta sillnin te kendonte Eja mblidhuni ketu ketu, ne mesnaten qe ndante 8 dhe 9 dhjetorin. Madje, Erioni aty mendoi edhe per here te pare te kalonte matane kufirit per te probuar emigracionin, ndersa John Lenoni ishte klienti i pare i fiqve te Erionit. Ne fakt, fiqte Erioni ia dha falas Lenonit kur ky kaloi doganen e Kapshtices per te hyre kendej.

Mes shume felligeshtive, deshtimeve e poshtersive te tjera politike, ekonomike, institucionale, jane edhe keto dhjetorizma dhe kjo kategori dhjetoristesh, qe kane sherbyer si legjitimuese e ngadalte e Planit Djallezor qe nen siglen e Rilindjes e ka leshuar tashme, si te harbuar makinerine kriminale te ish Politbyrose dhe Sigurimit te Shtetit, qe te kalojne cak pas caku deri tek guximi i marre qe te na e shesin ne prag te ketij 8 dhjetori, Enver Hoxhen si liderin me te pelqyer nga 31% e shqiptareve.

Tek e fundit, Plani i tyre ky ka qene qe ne zanafille. U munden nga Levizja Studentore por administruan te nesermen e saj duke na e bere jeten e ketyre 26 viteve, cdo dite e me te shpifur dhe shpresen si mision te pamundur.

Teksa Clirimin e Shqiperise, na e bene ritual te zakonshem qe festohet me fotot e Enver Hoxhes, mos u habisni qe edhe 8 dhjetorin tia dedikojne Enverit.

Perderisa te gjithe kategoria e dhjetoristeve mburren se rrezuan Diktaturen e Enver Hoxhes dhe hoqen emrin e tij nga Universiteti i Tiranes, por asnjeri prej tyre apo shume shume pak prej tyre ne 26 vite kane guxuar te pipetijne ndonje kundershti per ndonje Kryetar Partie ne kohet e Pluralizmit dhe Demokracise, atehere logjika te con drejt nje arsyetimi te kithet. Ndoshta ne 8 dhjetor eshte bere gabim qe eshte kundershtuar edhe i vetmi i kundershtuar pas vdekjes, pra Enver Hoxha.

Me kete çartje e batakçillik neper te cilen po kaurdiset politika shqiptare sot, mos u habisni qe ne vitin e ardhshem Enver Hoxha te shpallet dhjetorist.

E pasketaj pas nja 2 a 3 vitesh te na dale edhe 8dhjetorist. Me Rilindjen gjithcka eshte e mundur. Ata vete e thone se kjo eshte e vetmja rruge qe njohin. Pastaj Edi Rama e dha deshmine e tij. Kur u kthyen nga Kapshtica me Erion Veliajn dhe John Lenonin ne mesnaten e 8 dhe 9 dhjetorit, i gjeten studentet qe protestonin tape nga konjaku me leng qershie qe kishin pire nga qerasja e Luis Armstrongu. I vetmi stoik dhe protestues i qarte, i kthjellet, vizionar, largpames qe nuk kishte pire ate nate ishte Enver Hoxha. Apo jo, Edi?

Arian Galdini

Tirane me, 9 dhjetor 2016

Share: