Ben Blushi akuzon si edhe ironizon tre partitë e mëdha, PS, PD dhe LSI. “Treshe nën një qeleshe”, i cilëson kreu i LIBRA, tre partitë sipas tij të vjetra, që nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit.
Sipas Blushit ata bien dakord për lejimin e importit të mbetjeve, për ligjin e Arsimit të Lartë që la mijëra nxënës pa shkollë janë në një mendje, apo për sabotimin e Reformës Zgjedhore.
Blushi shton se, ata u morën vesh për koncesionet që e rritën 46 për qind koston e shëndetit, e shtynë bashkë ligjin e ndalimit të kazinove, banditët nëpër Bashki dhe Kuvend i kanë në tavolinë dhe simfoninë e papunësisë e luajnë me një violinë.
“Do të mbahen mend si një treshe që e ndau një qeleshe”, deklaron kreu i LIBRA.