Home KRYESORE Serbët ndalojnë ministrin Hotin të shkojë në Leposaviq!

Serbët ndalojnë ministrin Hotin të shkojë në Leposaviq!

Ministri i Financave te Kosoves, Avdulla Hoti, së bashku me drejtorin e Doganave, Lulzim Rafunën, janë ndalur sot rrugës për në Leposaviq.  Këtë ndalim e kanë shkaktuar serbët lokale të cilët e kishin bllokuar rrugën. Kjo bllokadë sipas gazetarit të Klan Kosovës, Besnik Tahiri, që është në vendin e ngjarjes ka ardhur pasi serbët këtë bllokadë e kanë bërë në shenjë proteste, por nuk dihen saktë arsyet e saj. Sipas dëshmitarëve të rastit thuhet se protesta është bërë për shkakun se serbët janë të pakënaqur me pagat që shteti serb nuk i ka kryer ndaj tyre. Ministri Hoti së bashku me drejtorin e Doganave, momentalisht gjenden në Mitrovicën e Jugut, njofton Klan Kosova.

Share: