Home KRYESORE Patozi: Ja cfarë i mban bashkë Ramën me Metën

Patozi: Ja cfarë i mban bashkë Ramën me Metën

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar sot në lidhje me gjithë zhvillimet e fundit të politikës shqiptare, ku kryefjala e çdo lajmi ka qenë ndryshimet në qeveri.

“Janë kaq të pangjashëm me njëri-tjetrin, sa të krijojnë përshtypjen se kanë lindur për të bërë luftë dhe për të qenë armiq të përjetshëm. Janë tmerrësisht të ndryshëm, në stil, në shtat, në fjalor, në formim, në shkollim, në shije, në veshje, në sjellje, në karakter, në deformim, në artikulim, në vetëmohim dhe gati në gjithçka tjetër. Por ata ngjasojnë si binjakë vetëm në një pikë. Të dy janë plaçkitës race dhe sa kohë që do të ketë ende diçka për të ndarë ata nuk do të shqiten kurrë nga njëri-tjetri. Pavarësisht telenovelave periodike dhe “të rënëve” nga lukunitë përkatëse, që u prijnë, të cilat po e shqyejnë prej vitesh pa mëshirë atdheun. Ndaj, nëse duam realisht të shpëtojmë prej tyre, ka vetëm një mënyrë: Të mos presim të “zihen” prapë, por t’i shkulim të dy njëherësh, pa shpresuar asnjëherë tek 1 prilli, i cili nuk vjen asnjëherë për mirë” – shkruan Patozi.

Share: