Home KRYESORE Tronditëse/Deputetja jep Alarmin në Kuvend: Jeta e shumë fëmijëve e grave u...

Tronditëse/Deputetja jep Alarmin në Kuvend: Jeta e shumë fëmijëve e grave u kanoset nga trafikimi

Deputetja e qarkut të Kukësit, Mimoza Hajdarmataj shprehu shqetësimin dhe tërhoqi vëmendjen e banorëve të kësaj zone për mosbraktisjen e vendit dhe për të mos rënë prehë e trafikimit.

Gjatë një ndërhyrje në seancën e sotme, deputetja Hajdarmataj tha se banorë të Kukësit dhe rrethinave që po largohen çdo ditë, duke përmbushur kështu një eksod të heshtur dhe të dhimbshëm, po bëhen preh e trafikimit.

Çështja e trafikimit të qenieve njerëzore nga veriu i Shqipërisë, posaçërisht nga qarku i Kukësit, për shkak të varfërisë ku është zhytur kjo zonë në verilindje të vendit, sipas Hajdarmatajt po merr vëmendjen e Parlamentit britanik.

“Alarmi kësaj radhe vjen nga Londra, ku kjo po bëhet aq shqetësuese sa pritet të bëhet axhendë diskutimi edhe nga Parlamenti Britanik. Ndërkohë që Parlamenti i Shqipërisë nuk e ka konsideruar asnjëherë shqetësimin e emigrimit të lartë që ka shoqëruar vendin në këto 3 vjet”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Hajdarmataj.

Sipas deputetes Hajdarmataj, qeveria mendon vetëm për të manipuluar vendin me retorikë dhe nuk ia ndjen për rrezikun që po iu kanoset jetëve të shumë fëmijëve dhe grave nga trafikimi.

“Në mungesë të kësaj vëmëndje dua tju bëj thirrje banorëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës që mos e braktisni vendin. Tirana është më afër se çdo qytet tjetër europian për tu bashkuar të gjithë në protesta për ta rrëzuar këtë oligarki. 18 qershori është afër për ta hequr qafe zgjedhën e tyre dhe për ti kthyer vendit shpresën për të jetur këtu në vendin tonë”, deklaroi Hajdarmataj.

Share: