Rovena Gashi është një ndër prokuroret që i është refuzuar viza nga ambasada ameriakane në Tiranë. Kjo u bë me dije sot në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Po kush është ajo? Rovena Gashi njihet si një prej bashkëpunëtoreve të afërta të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ajo mban detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, ndërkohë që në dorë të saj janë është edhe struktura e posacme në prokurori për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Sipas deklaratës së Llallës, Rovena Gashi ishte thirrur në takim nga ambasada amerikane në Tiranë një ditë para se të hidhej shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Në atë takim asaj i është komunikuar gjithashtu edhe revokimi i vizës për në SHBA. Bashkë me Rovena Gashin, ambasada amerikane i ka refuzuar vizën edhe shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike./Lapsi.al