Home KRYESORE Zaev pranon platformën shqiptare pas takimit me Hahn, Ivanov i ankohet për...

Zaev pranon platformën shqiptare pas takimit me Hahn, Ivanov i ankohet për Shqipërinë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin për Zgjerim të BE, Johannes Hahn, të cilit i ka bërë të ditur se ka opinion poizitv për platformën e propozuar nga partitë shqiptare.

Megjithatë, Zaev ka thënë se vendimi final nëse LSDM do pranojë të gjitha pikat e platformës do të merret pas konsultimeve brenda partisë, por nuk e fshehu entuziasmin pas deklaratave të partive shqiptare se janë të gatshme të hyjnë në qeveri me të.

Nga ana tjetër, presidenti Gjeorge Ivanov i është ankuar Hahn për ndikimin që Tirana zyrtare ka patur në këtë proces, duke e konsideruar si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Presidenti Ivanov ka shfaqur pakënaqësi nga mungesa e dënimit publik të përzierjes në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë nga ana e disa vendeve fqinje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pas bisedimeve me palët politike, Hahn ka kërkuar formimin sa më shpejtë të një qeverie me bazë të gjerë.

Share: