Neofashizmi si koncept politik për një lagje politikanësh në Kosovë, ka kohë, është shndërruar në religjion. Si i tillë, neofashizmi tek LDK-ja, ka gjetur forcën politike më tipike për mbijetesë. Duke kryer aktin e “sakralizimit të politikës”, LDK-ja e ka promovuar mitin politik, ritualet dhe simbolet, krejt me qëllim që t’i manipulonte dhe nënshtronte masat sa më lehtë e sa më gjatë.
Nga Dr Sadri Ramabaja
Prishtinë, 26 shkurt – Në vitin 1946 në Itali qe formuar “Movimento Sociale Italiano” (MSI, “Lëvizja Sociale e Italisë), pasuesit e së cilës i përkisnin kryesisht shtresës së mesme të borgjezisë si dhe grupeve të njohura antikomuniste. Qëllimi i kësaj lëvizje, përveç tjerash, ishte kultivimi i kujtimit të figurës së Benito Musolinit dhe diktatrës së tij, duke mohuar aktet çnjerëzore të saj dhe duke mëtuar të nxjerrin në pah meritat historike të tij.
Ca lëvizje e deklarata të personalitetteve publike politike në Kosovë, këshilltarë e zëdhënës të kuislingut Mustafa të katapultuar në kryeminisëtr të Republikës (!), se si më sjellin në ndërdije këtë lëvizje neofashiste të Italisë.
Atentati politik ndaj VV
Duke mëtuar të tërheqin paralele mes Vetëvendosjes dhe Listës Serbska, që e krijuan vetë përmes marrëveshjes së prillit 2013 në Bruksel, kjo shpurë neofashistësh, duan të ushtrojnë atentat politik ndaj njërës prej forcave politike më progresive në hapësirën shqiptare.
Mohimi i diskursit racional politik, duket të jetë njëri nga elementet më qenësore të neofashistëve shqiptar në Kosovë.
Ky mohim vije në bllok ndaj të gjitha temave që kanë të bëjnë me diskursin politik progresiv: duke filluar nga e drejta për vetëvendosje deri tek koncepti mbi demokracinë dhe drejtësinë sociale.
Duke e përmbysur konceptin mbi Shtetin, Shtetin e së drejtës, mbi Lirinë si koncept, mbi demokracinë… kjo kategori ka ushqyer prirjet e oligarkëve për autokraci ekstreme dhe lidhjet e aleancave me udhëheqës të tipit të T.Erdoganit (si më i parapërlqyeri).
Për ata që përcjellin diskursin politik të kryeministrit Mustafa dhe jo tvetëm të tij, konkluzioni se ata ushqejnë me paramendim paragjykimet si njërën nga armët të të fuqishme të neofashistëve modern, meqë vetëm ashtu arrijnë të mbjellin urrejtje ndaj kunëdrshtarit. Më pas atë urrejtje kjo falangë neofashistësh po e prëdorin si armë në betejat politike. Për distribuimin sa më të gjerë të paragjykimit politik dhe me këtë edhe urrejtjes politike, neofashistët kosovar kanë në dispozicuon arsenal të gjerë mjetesh meqë zotërojnë pushtetin. Televizionin publik dhe TV tjera që kanë nën kontroll, gazetat e portalet e shumta, rrjetin social… tok. Atentatet politike i rikthejnë kështu në normë politike, përditshmëri.
Qëllimi arsyeton mjetet!
Rasti i arrestimit spektakular të gjashtë të rinjëve, aktivistë të VV dhe mënyra se si po trajtohen ata nga Gjykata, është shembulli më eklatant i kapjes së shtetit nga falangat neofashiste.
Fashizmi si koncept dhe si ideologji, e qartë, edhe në Kosovë, nuk është zhdukur nga skena politike as sot e kësaj dite. Përkundrazi, vetëm ka ndërruar pozicionet. Para qershorit 1999 vepronte nga pozitat e pushtetit nën flamurin e shovinizmit serb, ndërkaq sot, duke mitzuar produktin e Ahtisarit si vullnet politik dhe simbol të Shtetit, ringjallë konceptet neofashiste edhe në fushën e mendimit politik.
Çdo kush që ka pikëpamje tjetër politike mbi organizimin politik, mbi Shtetin, të ardhmen e tij etj, automatikisht nga flangat neofashiste sulmohet si armik i Republikës. A nuk vepronte njejtë ky kryeministër në vitet tetëdhjeta të shek. të kaluar kundër të rinjëve dhe kolegëve të tij në Universitet që angazhoheshin për statusin e Republikës së Kosovës? A nuk cilësoheshin ata si armiq të Shtetit, bashkim-vëllazërimit, lirisë, klasës punëtore?!
Diskursi politik mund të duket i përmbysur, por esenca është po ajo. Mbjellja e urrejtjes ndaj atyre që po prishnin statusquon mbetet konstantë politike.
Kundërthëniet e karakterit ideologjik, në rastin konkret paraqesin kurthën në të cilën mund të bien naivët, por jo edhe ata që kanë përvojën e hidhur të luftës me neofashizmin, qoftë ai i veshur me petkun e shovinizmit serb, qoftë me atë të neoliberalizmit modern të oligarkisë sonë sot. Prandaj diskursi neofashist mund të thuhet se është rikthyer në skenën politike, duke qenë një përditshmëri jona fatkeqe.
Ngjashëm siç i janë nënshtruar kjo lagje imbicilësh të pushtetit neoliberlizmit si koncept dhe ndërkohë kanë sjell ekonominë tonë buzë greminës, ata në mënyrë të vetëdijshme i janë nështruar edhe koncepteve neofashiste në lulëzim. Në këtë paln janë dëshmuar edhe më perfid, duke u prezeantuar para publikut si politikan gjoja të arsyeshëm dhe realist!
Në një shtet ku inati personal është motivi kryesor i urrejtjes, do të shprehej miku im
Dr Shenasi Rama, nuk mund t’jua mbushësh mendjen kësaj lagjeje neofashistësh të tipit të kuislingut Mustafa dhe shpurës së tij, se në rastin e VV flitet për vlera e ide politike progressive nacionale.
Kjo shpurë tashmë e ka të qartë se, LDK, ka kohë që është shndërruar në “stërvinë politike që po kalbet si balena që don tre vjet të prishet në fund të detit”, do t thoshte miku im Shenasi Rama, siç shprehet ndërkohë edhe për PD. Por, në vend se ajo të qëndrojë në fund të detit, siç e don inercioni, për fat të keq, po shërben si patericë për krimogjenët e klanit Pronto.
LDK dhe religjioni politik
Neofashizmi si koncept politik për një lagje politikanësh në Kosovë, që në emër të frymës së re, demokracisë liberale etj., po pretendojnë ta ringjallin balenën e sëmurë për vdekje, alias LDK-në, ka kohë, është shndërruar në religjion. Po të analizohen qartë veprimet politike të lidershipit të saj, jo vetëm të viteve ’90-ta, por edhe sot, do të venerohen qartë arketipet e ideologemës religjioze, gjithmonë të shfrytëzuara në dobi të paradigmës politike që për synim kishte dhe ka manipulimin politik të masave.
Shih për këtë, ata Vetëvendosjen e shohin si të vetmen pengesë reale, prandaj nuk zgjedhin mjete për ta luftuar.
Koncepti mbi religjionin politik është pothuajse i panjohur në milieun kosovar, prandaj edhe manipulimi me këtë lloj religjioni, të aplikuar në masë në vitet ‘90-ta të shek. të kaluar dhe sot nga ana e LDK-së, ishte më i lehtë. Kuislingu Isa M. nuk ka bërë asgjë të re, ai vetëm po rikthen në jetë religjionin politik, si mundësi për mbijetesë politike.
Për herë të parë ky koncept (religjioni politik) qe paraqitur në jetën politike dhe mendimin teorik në vitet 30-ta të shek. XX-të. Promovues i tij ishte Erik Foglajn (Eric Voegelin). Shih për këtë, nuk është e rastësishme që autorët e më vonshm të kësaj teorie, i kishin vënë nën llupën e studimit fenomenet e kësaj natyre, duke ndërlidhur religjionin politk me nacionalsocializmin.
Në një studim pothuajse shterrues të kësaj natyre Mihael Heseman (Michael Hesemann), kishte vënë re pikëpamjet e Hitlerit mbi religjionin që ishin gjithnjë në përputhje me pikëpamjet e tij ideologjike dhe raportet që kishte ndërtuar ai me Kishën si institucion.
Më gjerësisht ia vlenë për këtë temë të shihen përfundimet e studjuesve Linie Claus-Ekkehard Bärsch , pastaj ato të Emilio Gentile për fashizmin në Itali etj.
Ky i fundit kishte vënë re se fashistët jo pa qëllim kishin ushtruar të ashtuquajturin akt të “sakralizimit të politikës”, që ju kishte shërbyer atyre në procesin e promovimit të miteve, ritualeve dhe simboleve krejt me qëllim që të përfitonin besimin e masave, por edhe të arrinin që t’i nënshtronnin ato sa më lehtë e sa më gjatë. (G.Emilio, 2000:168)
Ndërkaq në rethanat kur ata kanë kapur institucionet e Republikës dhe për interesa të neofshistëve të eminencës gri që po pozicionohet gjithnjë e më fuqishëm në Bruksel, mirren vendime që, ngjashëm si në epokën e Konferencës së Berlinit (1878), t’ i jipen Malit të Zi Hoti e Gruda, Plava e Gucia e në fund edhe Ulqini, ndërkaq aktualisht majat me karakter gjeostrategjik dhe pasuritë ujore të Bjelluhës, që furnizojnë Lumëbardhin dhe krejt Dukagjinin, është e vetkuptueshme që në Kosovë të vinin në jetë grupime të ekstremit të kundërt. madje edhe formacione militariste. Edhe për këtë, kjo shpurë neofashistësh, do të pretendojnë ta akuzojnë VV, pavarsisht se shkasi real për përshkallëzim të situatës politike, janë ata vetë.