Në fshatin “Uji i Mirë” në Këlcyrë, ditën e sotme një 30-vjeçar ka vrarë shtetasin N.H. 66 vjeç duke i prerë kokën me thikë. Autori i vrasjes makabre, Alban Voda, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet.
Mësohet se 30-vjeçari ka qenë komando në Afganistan dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Që kur ishte kthyer Voda kishte shfaqur çrregullime mendore. Gjithashtu ish-komando ka rezultuar person me precedentë penal.
Dyshohet se konflikti mes ish-komandos dhe 66-vjeçarit ka lindur për çështje pronësie. Ngjarje të tilla tronditëse nuk janë të padëgjuara për opinionin publik. Kujtojmë ngjarjen e rëndë të 17 Gushtit 2016, ku Jorgo Zani në fshatin Palasë të Himarës, i preu kokën kushëririt të tij të mitur. Edhe Zani vuante nga çrregullimet mendore