Home KRYESORE Bëri shqiponjën pasi u shpall kampion Europe/ Mediat serbe: Na provokoi!

Bëri shqiponjën pasi u shpall kampion Europe/ Mediat serbe: Na provokoi!

“Provokim!” ka nisur shkrimin e përditshmja serbe “Kurir”, sipas të cilës edhe pse publiku maqedonas duartrokiti suksesin e Izmir Smajlajt, atleti iu përgjigj me “Shqiponjën”.

“Një tjetër skandal ndodhi sot në kampionatin europian në Beograd me përfaqësuesin shqiptar në kërcimin së gjati Izmir Smajilaj. Ndonëse u përshëndet me duartrokitjet e publikut të Beogradit, ai u përgjigj me duart që simbolizojnë ‘shqiponjë dykrenore’ në flamurin e Shqipërisë. Ky veprim i Izmir Smajilaj provokoi audiencën. Përgjatë konkurrimit, ai ka marrë mbështetje nga publiku”- shkruan e përditshmja serbe “Kurir”.

Smajlaj fitoi medaljen e artë në kërcim së gati pas rezultatit rekord kombëtar 8.08 metra, dhe tashmë Kampionati Botëror zhvillohet në Londër në gusht. /LAPSI.AL/  

Share: