Home KRYESORE Rama për LSI: Ajo qe na bashkon është me e forte se...

Rama për LSI: Ajo qe na bashkon është me e forte se cfare na ndan!

Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, ai ka dhënë disa versione në lidhje me faktin se si shihet aleanca PS me LSI, ndërsa tha se puna në koalicion matet me punën e bërë në këto vite qeverisje.

Kreu i qeverisë nuk e ndali as ‘shuplakën’ ndaj LSI, duke shtuar se kjo e fundit ‘thumbon’ sipas tij ministrat më të suksesshëm te PS.

“As e kemi diskutuar dhe as do ta diskutojmë deri në çastin që jemi koalicion. Ka të tjerë ndër ne që e shohin si martesë të ezauruar, disa si mëkat. Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshmet, herë të drejta, herë të pajustifikuara. Herë të ekzagjeruara, herë të sajuara.

Jashtë nesh e quajnë një marrëveshje për pushtet, e ngjyrosin sipas ngjyrave të portaleve, sa për mua cilësia e këtij partneritet nuk matet as me sasinë e helmit, ku më shumë hedhin partneritet tanë në ujin helmues. Por matet me atë që duam të bëjmë shtet. Matet me faktet dhe shifrat.

Jo me sa rrallë flet dhe sa herë flet dhe me sa qejf i thumbon ministrat tanë. Nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament, por matet me të vërtetën. Jemi 3 vjet ditë larg kohës kur arsimi i lartë ishte me diploma pa vlerë. Sulmet e LSI për reformën janë si ‘kofini pas të vjelave’ të reformës.”, tha Rama.

Share: