Home KRYESORE Saimir Tahiri thumbon LSI-në nga Asambleja e PS

Saimir Tahiri thumbon LSI-në nga Asambleja e PS

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh kreu i Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir Tahiri ka qenë i pari që ka hapur Asamblenë Kombëtare të selisë rozë. Në nisje të fjalimit të tij Tahiri deklaroi se kjo është Shqipëria e të varfërve dhe jo e atyre që flasin për kriza dhe çadra, duke ‘thumbuar’ kështu LSI dhe PD-në. “Kjo është Shqipëria e atyre që punojnë dhe besojnë tek puna.

Përballë Shqiërisë së atyre që flasin, e flasin jo për të dhënë të vërtetën. Por për të ndërtuar një gënjeshtër. Përballë Shqipërisë së atyre që rrogën e ndërtojnë duke prishur punë. Është Shqipëria e të vërtetave të thjeshta, e njerëzve të thjeshte, që problemet e tyre i zgjidhin pa rrëmujë, pa zëra, pa çadra, kriza dhe zhurmë. Kjo është Shqipëria e nënave, e baballarëve.

Ka plotë të tjerë që kërkojnë më shumë prej nesh, ndaj ndjese çdo socialisti dhe çdo shqiptari për ato që s’kemi bërë bashkë”, tha Tahiri. Nga ana tjetër ai sqaroi dhe çështjen më të përfolur të ditëve, siç është koalicioni, pavarësisht se data e shumëpërfolur kaloi dje, 1 prilli, ndërsa asgjë nuk u tha për marrëveshjen PS-LSI.

“Nuk ka ditë që nuk dëgjoj nga njerëzit mos hyni në zgjedhje me këtë parti apo me këtë parti, mos bëni koalicion me këtë parti apo me këtë. Gjëegjëza e koalicionit bëhet në çdo shtëpi dhe në çdo lagje.”, tha Tahiri.

Share: