Home KRYESORE Bojkoti i PD, të gjitha akuzat e Selamit për Bashën

Bojkoti i PD, të gjitha akuzat e Selamit për Bashën

Deputeti Eduart Selami është një prej zërave kundër Lulzim Bashës në PD dhe, sa i përket çështjes së bojkotit të Kuvendit dhe zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit ai sot foli hapur.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selami ka hedhur akuza të ashpra ndaj kreut demokrat Basha. Sipas tij bojkoti i zgjedhjeve nga PD do të ishte një gabim i madh për këtë forcë politike ashtu edhe për stabilitetin rajonal. “

“Kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë”, shprehet Selami per VOA.

Share: