Home KRYESORE Lajm i Fundit: Ja plani sekret i Marrëveshjes Rama Basha

Lajm i Fundit: Ja plani sekret i Marrëveshjes Rama Basha

PD dhe PS po përfundojnë më së fundi te plani i negociatorit te PPE dhe BE, zotit David McAllister, për të cilin punoi edhe Ilir Meta. Presidenti në detyrë Bujar Nishani ka ftuar sot zyrtarisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën në takim në Presidencë për zgjidhjen finale të krizës politike. Negociatorët po bëjnë ecejake presidencë-kryeministri-PD për modalitetet e mbylljes deri ditën e nesërme nga ku pritet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare me disa ndryshime urgjente te Kodit Zgjedhor.

Pikat e marrëveshjes:

1-Vendimi i KQZ për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputet dorëzuar nga partitë e regjistruara do te apelohet në Kolegjin Zgjedhor dhe do rrëzohen për ti hapur rrugë edhe regjistrimit të partive të opozitës.

2-Ndryshimi i Kodit Zgjedhor që jep garanci PD, por edhe partive të tjera.

3- Dekret i ri i Presidentit Nishani për shtyrjen e zgjedhjeve me 16 korrik.

4-Rritje drastike e masave në Kodin Penal për blerjen e votave.

5- Zgjedhjet në Kavajë do të shtyhen për datën 16 korrik në një ditë me zgjedhjet parlamentare.

6-Drejtuesit e policisë do emërohen nga një komision parlamentar i përbashkët

http://www.spjv.it/index.php/politika-mobile/zbulohet-plani-sekret-i-marreveshjes-jo-qeveri-teknike-por-kushte-maksimale-per-pd

Share: