Home KRYESORE Pritet takimi Basha – Rama, a do të japë dorëheqjen kryeministri?

Pritet takimi Basha – Rama, a do të japë dorëheqjen kryeministri?

Pas ftesës së Presidentit Bujar Nishani për tu ulur në tryezën e dialogut Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i janë përgjgijur pozitivisht ftesës së Kreut të Shtetit.

Kjo ftesë duket se do të ulë në tyrezë Ramën e Bashën megjithatë nuk dihet nëse kryeministri Rama do të jetë i gatshëm të japë dorëheqjen për tu ulur me kreun e Opozitës në tryezë.

Basha ka deklaruar më parë, se nuk e takon Ramën pa pasur dhënë dorëheqjen, apo të paktën ta ketë në xhep atë.

Duke i qëndruar “besnikë” këtyre fjalëve duhet pritur nëse Rama do të japë apo jo dorëheqjen në mënyrë që të takohet me Bashën. /360gradë.al/

Share: