Gjykata e Krimeve të Rënda ditën e sotme ka dënuar me 15 vjet burg imamin e xhamisë së Pogradecit Almir Daci. Por ajo që mbetet e çuditshme është se “imami” ka vdekur në Siri pak kohë pasi kërcënoi shqiptarët për sulme terroriste.
Në Shqipëri ai njihet si imam në xhaminë e Leshnicës, Pogradec.
Ai u shpall fajtor për “rekrutim për qëllime terroriste”. Kohë më parë Almir Daci u shfaq në një video të ISIS ku kërcënonte shqiptarët për sulme terroriste.