Home KRYESORE Zyrtari amerikan që vjen nesër në Tiranë: Besimi u takon atyre që...

Zyrtari amerikan që vjen nesër në Tiranë: Besimi u takon atyre që janë në fushëbetejë

Zëvendësndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee viziton nesër Tiranën dhe para Tiranës ai ka qëndruar në Podgoricë ku është takuar edhe me kryeministrin Dusko Markovic.

Yee nga Podgorica ka lëshuar një apel për politikën në rajon, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA, Theodore Roosevelt, i cili këshillonte se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin, apo atje ku vepërbërësi mund t’i kishte bërë ato më mirë”, është shprehur Yee, sipas European Western Balkans.

Yee pritet të japë një mesazh të fortë të Uashingtonit lidhur me krizën politike në Shqipëri ku do të takohet nesër me kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Basha në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Share: