Punimet e reja në Sheshin “Skëndërbej” do të inagurohen diën e shtunë me datë 10 qershor. Por qëndrimet kundër këtij shesHi nuk janë të pakta.
Astrit Patozi ka ironizuar me projektin për rikonstruksionin e këtij sheshi. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,
“GJENI TE BUKUREN TEK SHESHI SKËNDERBEJ
Ia fusin kot të gjithë ata që po thonë në kor se kryevepra e fundit e “Rilindjes”, rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej”, është sa e shpifur, aq edhe e shëmtuar. Krijesa e Edi Ramës me siglën e Lali Erit e ka njè gjë të bukur; PARKIMIN NENTOKËSOR”, shkruan Patozi.