Zyra e shtypit të kryeministrit sot ka ndërmarrë një operacion të pisët që i është kthyer shumë shpejt në boomerang. Ajo ka organizuar një “kurth mediatik” të cilin e ka botuar në portalet që ushqen dhe financon vetë. Fjala është për një foto të shkrepur sot në Durrës ku duket kreu i Libras, Ben Blushi, me të liruarin nga burgu me kërkesë të Vangjush Dakos, Lulzim Berisha.
Ka disa fakte që tregojnë se ky është një opracion i ulët dhe që tregon se deri në ç’pikë mund të arrijnë rilindasit e lidhur me Lul Berishën, Mark dhe Arben Frrokun, Armando Prengën dhe Elvis Roshin, Arben Ndokën dhe Artur Bushin.
E para se fotoja sapo u bë doli menjëherë në media (madje pa mbërritur Blushi në Tiranë) çka tregon se ajo është shkrepur enkas për tu shpërndarë për propagandë.
E dyta sepse ajo u botua në një portal të sponsorizuar nga kryeministria.
E treta se disa media janë marrë në telefon nga zyra e shtypit të Ramës për ta botuar lajmin.
E katërta se ajo duket që është një foto e rastësishme, e bërë në bulevardin kryesor të qytetit, ku kush do që të takohet me të fortë nuk e bën në mes të ditës.
E pesta duket se e gjitha është një kurth i parapërgatitur sepse Lul Berisha bën sikur pozon për aparatin e Libras, por në fakt pak më tutje është dikush tjetër me celular që ka kapur foton.
E Gjashta Blushi ka me dhjetra fjalime në parlament ku e godet lirimin e Lul Berishës me kërkesë të Vangjush Dakos dhe pasi ka bërë këtë nuk kishte asnjë arsye pse të pozonte me atë që ka anatemuar (shiko linqet prononcimet e Blushit me pare kunder Lul berishes…http://ëëë.kohajone.com/2016/12/15/ben-blushi-eshte-lulzim-berisha-qe-ka-punesuar-vangjush-dakon-ne-bashki/….http://ëëë.syri.net/politike/22069/ben-blushi-vangjush-dako-eshte-sekseri-mes-gjykates-dhe-vrasesit-per-lirimin-e-lulzim-berishes/ )
Por ky kurth që është bërë për të goditur kreun e Libras, është një boomerang që flet se sa e lidhur fort me Lul Berishën është Rilindja, Rama dhe Vangjush Dako që e ndihmoi të lirohet nga burgu. Kjo tregon gjithashtu se PS i ka të gatshëm të gjithë të fortët për t’i përdorur për fushatë. Madje jo vetëm për t’i përdorur për punë “heroike” si vjedhja e votave dhe kërcënimi i kundërshtarëve, por edhe për halle meskine si fotot e fushatës.
Pra nëse dikush kërkon një provë të fortë se sa e lidhur është Rilindja me ata që ka liruar nga burgu, sot ka në dorë edhe foton e “krimit”. Foton ku pozon shoku i Dakos dhe të cilën e shpërndan Gëbelsi i Ramës. Në këtë kuptim kurthi që deshën t’i ngrenë Blushit, është autogoli që tregon më pastër fytyrën e Rilindjes. (Lapsi.al)