Home KRYESORE Lapsi.al: Gjesti i shëmtuar i Ramës, nxjerrja në media e shkresës qe...

Lapsi.al: Gjesti i shëmtuar i Ramës, nxjerrja në media e shkresës qe hoqi nga puna kameramanin personal

Që prej vitit 2003, kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranë, Edi Rama ka punuar në disa fushata me kameramanin e tij personal, Erind Voglin. Sot u njoftua nga policia që 39 vjeçari ishte arrestuar për vjedhje celularësh.

Pasi mediat publikuan fotot e Ramës me kameramanin e tij, duke qeshur së bashku, menjëherë zyra e shtypit e kryeministrisë nxorri fletën e pushimit nga puna të kameramanit. Dokumenti nuk jep arsyet e largimit. është firmosur në 12 Maj nga Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm në kryeministri. Mesazhi në këtë rast është i qartë. Ndërsa Erind Vogli është në qeli dhe të gjitha mediat kanë nxjerrë fotot mes tij dhe Ramës, dokumenti jep idenë se kryeministrin nuk e lidh asgjë me të arrestuarin.

Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Pavarësisht se e ka pushuar nga puna, Edi Rama ka pasur një marrëdhënie të afërt me 39 vjeçarin, që u arrestua sot. Një fakt i tillë është i njohur për gazetarët, që e njohin dobësinë e kryeministrit për kameramanin e tij. Nuk kishte si të ndodhë ndryshe, kur në mes janë 14 vjet bashkëpunim. Por në vend të heshtë për ngjarjen dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj, Rama ka vendosur të distancohet, duke bërë publike fletën e largimit nga puna të 39 vjeçarit. A thua se një akt i tillë, i rikthen nderin e humbur nga fotot e publikuara në media me të arrestuarin.

Është afërmendsh që Edi Rama ka pasur arsye të forta për ta larguar nga puna 39 vjeçarin pas shumë vitesh bashkëpunim. Por pikërisht prej marrëdhënies personale të krijuar, është i shëmtuar fakti që Rama publikon në media dokumentin ku tregohet pushimi nga puna, për t’u distancuar nga një prej njerëzve të stafit të tij.

14 vite më parë Erindi mbante në njërën dorë kamerën, në tjetrën aparatin fotografik, ndërsa shoqëronte Edi Ramën në fushatë. Tani situata ka ndryshuar. Rama shoqërohet kudo nga një regji lëvizëse që transmeton gjithçka live. Kudo e ndjekin disa kameramanë, disa fotografë dhe një shpurë teknikësh dhe të punësuar të tjerë që regjistrojnë gjithçka thotë dhe bën, shefi i qeverisë./Lapsi.al/

Share: