Nga Alban Bala
Jam veshur me aromën tende si muzgu me drite.
Pa fryme do jetoja, por pa ty është vështire.
Eci ne gjurme ëndrrash qe u shkruan para se te vije
Dhe jam gjithnjë vete i dyte…
Jam ti – si shkëlqim – mbi një qeshje fëmije.
Jam këndi i dritës mbi gjithçka qe di.
Brenda syve te tu dhe buzëve qe s’binden
Flen përjetësia dhe koha ime e rimte.
Asgjë nuk me përfshin si ti; nganjëherë vetmia
Flet me zërin tim. Por dhe ai s’është i imi.
Jehonash vibrojnë largesite si yje
Dhe qielli bën strehe për dy stine. Po vjen dimri.
Ne sqetull pranverash shirat blegerojne
Harrimin e staneve nder pyje.
Kam nisur te te kërkoj dhe kur je pranë meje
Si njeriu qe nuk ngopet pasqyrash.
Pa fryme do jetoja, por pa ty është vështire
Vetja ime…