Nga Xherald Bizaku
Lexoj dhe degjoj shume njerez qe flasin, disa pëshpërisin e disa te tjere flasin nen dhembe per fatin e nje partie qe ishte ëndrra e çdo Shqiptari pa perjashtim. Per partine qe është e lidhur pazgjidhmerisht me veprat me te suksesshme qe jane bere ne kete vend.
Ska dyshim qe disa prej jush i keni te sinqerta keto reagime ashtu siç nuk kam dyshim qe disa te tjere kane interesa personale apo keni hatermbetje.
Po, te dashur miq demokrat dhe demokrate, ne i humbem zgjedhjet ne menyre katastrofale, fitoi ai qe nuk beri asnje premtim pergjate gjithe fushates. Fitoi tepsia dhe timoni perballe nje programi te miremenduar ekonomik qe do kursente leket e pjeses me te madhe te qytetareve. Fitoi ai qe mbushi parlamentin me kriminel, fitoi ai qe e ktheu Shqiperine ne nje hambar droge. Dhe kjo padyshim nuk eshte faji juaj miqte i mi sepse ne fund te fundit ai qe vendos është populli ose me sakte 1/4 e popullit.
Pergjegjesi kryesor padyshim qe e ka nje emer, ai eshte kryetari i PDSH. Ska dyshim qe lista kishte nevoje per rregullime, sigurisht qe disa emra as nuk duhet te ishin aty por kryetari vendos per listat, pikerisht ai kryetar qe u zgjodh me vota ne vitin 2013.
Ai i mori pergjegjesit e veta dhe i hapi rrugen nje gare per kryetarin e ri te PD.
Por ama edhe ju keni faj. A e dini cili është faji juaj?! Faji juaj eshte sepse pritet pikerisht kete moment per te bere si hienat, per te nxjerre gjithe mllefin qe kishit akumuluar nder vite. Pse nuk dolet ne 2013-ten kur humbem zgjedhjet te pranoni gabimet?! Apo thate qe Berisha i mori te gjitha fajet?!
Faji juaj eshte se nuk dolet asnje dite ne fushate, nuk takuat asnje njeri e tani kerkoni revolucionin e madh. Firmosin deklarata njerez qe i kemi degjuar vetem ne rrjete sociale dhe asnjehere perkrah PD.
Une e kam mbeshtet Lulzim Bashen ashtu siç do kisha mbeshtetur çdo njeri qe do ishte ne vendin e tij. Do mbeshtes çdo emer qe do dale fitues nga zgjedhjet e 22 korrikut por asnjehere nuk do baltos punen e askujt.
Prandaj dhe thirrja ime shkon per te gjithe ato te rinj dhe te reja te mrekullueshem te FRPD por jo vetem, per te gjithe ato qendrestare e te palekundur te PD, per ato qe punojne dhe mendojne vetem per te miren e ksaj partie e jo per karrigat dhe postet.
Te bashkohemi te gjithe bashke ne lartesine e guximit per t’i bere balle çdo sulmi dashakeqes dhe tendencioz. Ta rikthejme PD ne nivelet e saj me te larta dhe ne kohet e saj me te arta.