Home KRYESORE I hiqet sekuestro e pasurisë Alfred Pezës

I hiqet sekuestro e pasurisë Alfred Pezës

Ditën e sotme, Krimet e Rënda i kanë hequr sekuestron për pasurinë deputetit Alfred Peza e cila prej kohësh ishte nën sekuestro preventive për shkak të hetimit që po kryhej mbi Pezën.

Vendimi për këtë sekuestro u mor nga Gjykata për Krime të Rënda më 18 pril, e cila vendosi sekuestro preventive ndaj aksioneve të një banke të nivelit të dytë në vend, të bashkëshortes së deputetit Peza.

Vendimi vjen si pasojë e hetimeve që nisën ndaj deputetit socialist dhe bashkëshortes së tij Mirela Ndini, pas publikimit në media se në mars të vitit 2015 zonja Ndini kishte blerës 1 përqind të aksioneve të bankes me një vlerë prej 113 milion lekë.

Share: