Home KRYESORE Kadare në “Die Welt”: S’po u besoja syve kur lexova se Erdogani...

Kadare në “Die Welt”: S’po u besoja syve kur lexova se Erdogani kishte thënë ‘Kosova është Turqi’

Gazeta e njohur gjermane, Die Welt ka realizuar një intervistë me shkrimtarin shqiptar me përmasa botërore, Ismail Kadare.

Veç temave për të kaluarën e tij dhe shtetin shqiptar në kohën e komunizmit, ai ka folur edhe për Kosovën dhe një deklaratë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, kur kishte thënë se “Kosova është Turqi”, raporton Koha.net.

Në këtë bisedë, Kadare thotë ta ketë dëgjuar atë deklaratë, mirëpo nuk u kishte besuar syve kur e kishte lexuar atë.

“Ismail Kadare e ka vendosur Shqipërinë në hartën e literaturës botërore. Sot ai hamendet për deklaratën e Erdoganit për Kosovën”.

Kështu e ka nisur intervistën gazeta gjermane “Die Welt”, ndërsa i ka bërë pyetjen:

Welt: Disa vite më parë, presidenti turk, Erdogan, e quajti Kosovën si ‘Turqi’?

Kadare: E mbaj mend këtë deklaratë. Mund të them vetëm se nuk po u besoja syve kur e lexova.

Kujtojmë se Erdogan, këtë deklaratë e kishte bërë gjatë vizitës në Kosovë në vitin 2013, kur kishte thënë “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.

Share: