Home KRYESORE E verteta e naftes virgin…

E verteta e naftes virgin…

Nga Bardhi Sejdarasi

Afera e denoncuar dhe arrestimet e administratoreve publike qe kane evazuar me shume se 4,4 milion litra nafte virgin eshte nje nga punet e konsulenteve angleze dhe doganiereve te DPD!

Dua te bej nje sqarim teknik qe lidhet me nenproduktin “nafte virgin”, qe eshte lenda e pare per prodhimin e benzines! Rafinerite shqiptare nuk mund ta perpunojne dot kete produkt dhe kjo eshte arsyeja qe “nafta vurgin” duhet eksportuar!

Eshte hera e dyte qe ndodh nje denoncim i tille, pas atij te disa viteve me pare, kur ka ndodhur e njejta shmangie fiskale! POR! Ky produkt nuk eshte nafte! Nuk mund te perdoret si karburant!

Nuk mund t’i bashkohet karburantit diesel (qe perdorin makinat me nafte, siç i quajme zakonisht), sepse ai nuk perzihet me naften e dallohet lehte! Ndodh me keq se kaq! Nafta virgin bashkohet me benzinen dhe shitet bashke me te (ka pothuajse ngjyren e benzines)!

Demi eshte i dyfishte: per makinat me benzine, sepse i demton me shume se sa ato me nafte; per shtetin sepse çmimi i benzines eshte me i larte se sa i naftes dhe abuzuesit fitojne dyfish: duke marre me shume nga benzina dhe duke mos paguar asgje ne eksportin e saj per t’u sjelle si benzine e standardit!

Sa i perket demit ne mjedis, ndotjes, ne fakt e ndot me shume se benzina standarde, por jo me shume se nafta standarde! Thjesht, emein e ka “nafte” virgine, por eshte lende e pare per benzinen dhe mund te perzjehet vetem me kete te fundit! Por ne gjithe kete histori ka nje problem tjeter, qe media-t nuk e kane trajtuar ende…

Share: