Home KRYESORE Apeli i mjekut per Shtetin dhe shoqerine: Burimi” i mllefit ndaj bluzave...

Apeli i mjekut per Shtetin dhe shoqerine: Burimi” i mllefit ndaj bluzave te bardha!

Nga Nini Dede

Sot u dhunua serish nje mjek ne Shkoder dhe kjo nuk eshte me nje cudi, por nje riakutizim i nje fenomeni kronik te shoqerise shqiptare te viteve 2017 !

Shumekujt i erdhi keq, dikujt aspak pershtypje e ndersa dikush “ferkoi duart” i emocionuar nga mllefi neoplazik i mentalitetit malinj brusk antimjek te diteve te sotme.

E ndersa “hemorragjia” e tmerrshme e bluzave te bardha qe ikin nga Shqiperia vazhdon, i ashtuquajturi shtet (per fat te keq tranzicional i perjetshem), vazhdon te godase me “thiken e tij te mprehte “, edhe ate pak “vaskularizim” personeli te larte mjekesor qe i ka mbetur shendetesise sone aktuale thuajse nekrotike.

Besmir Grizhen, e kam njohur qe kur ishte specializant ne QSUT, dhe nese do te vazhdoja te flisja me superlativa per te, ne kete moment te dhunes ndaj tij, ky shkrim do te dukej si nje nga te shumtet qe perseritet rutine pas cdo akti te tille.

Ne fund te dites do te ngjallte disa reagime pro dhe kundra, dhe ne muzg lajmi do te shuhej bashke me perendimin e diellit, per te pritur lindjen e re apo “grushtin” e rradhes qe nje dreq e di sa i afert apo i larget do te jete per secilin nga ne mjeket.

Ceshtja nuk eshte as tek sa operacione te rralla dhe te suksesshme ka kryer Besmiri, as tek sakrifica “vetevrasese” e tij per t’u kthyer profesionist ne vendlindje kur shume kolege te tij gjate specializimit diskutonin projektin e largimit nga Shqiperia, tashme te realizuar prej disa vitesh.

Problemi ngelet ende me i thelle : per sa kohe “populli” yne sombambulist do te vazhdoje te godase me symbyllur dhe hapur me thiken e shtetit dhe per sa kohe shteti do te vazhdoje t’i jape perfuzionin somnambulist ketij populli ?!

Cilado te jete kohezgjatja, demtimet irreversibile kane filluar te shfaqen dhe eshte e sigurt, qe per shume pak kohe, te dy, si shteti dhe populli do te vdesin nga “hemorragjia akute” qe e shkaktuan vete me “thiken” e tyre.

Nini Dede – 29 Korrik 2017

Share: