Një grua është denoncuar nga bashkëshorti i saj në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij ne rrugën “Mine Peza” në kryeqytet.
H.B, 30 vjeç, banues në Tiranë ka kallëzuar shtetasen R.B, 32 vjeç. Të dy shtetasve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shetasen R.B, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 21.08.2017, në rrugën “Mine Peza”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit, H.B, vjeç 30, banues në Tiranë.
Të dy shtetasve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 ‘Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare’. Neni 130/a i Kodit Penal”, deklaron zyrtarisht policia.