DEKLARATË PËR SHTYP
Denoncim i tentativës për penalizëm masiv të qytetarëve të Himarës me synim definitiv realizimin e planeve për konfiskim të pasurisë së tyre.
Në vazhdën e përpjekjes për realizimin e gjoja planifikimeve urbane të Qeverisë Rama, që kërkon kodifikimin e tyre përmes vendimeve të autoritetit vendor në Bashkinë e Himarës, sipas edhe kërkesës së procedrave për t’i përfshirë ato në financim nga BERZH, te premten, me 25 gusht, gjendja u acarua më tej.
Policia e Shtetit u implikua në mënyrë të paligjshme dhe shoqëroi në Komisariate dhjetëra qytetarë të zonës. Bile në këto momente nën kërcënimin e shoqërimit të dhunshëm është Kryetari i Degës së OMONOIAS dhe Kandidat për Kryetar Bashkie i PBDNJ-së z.Fredi Beleri.
Janë dy fakte që bëjnë përshtypje: nga njëra anë është e drejtë dhe bile përbën detyrim të qytetarit të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të kontrollojë vendimmarrjen e organeve të zgjedhura, por nga ana tjetër sa qytetarë deshën të jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit në fjalë dje, e premte 25 Gusht, tani po i shoqërojnë në dhomat e paraburgimit.
Gjithashtu shoqërimi i Belerit është i nxitur dhe pa argument. Vetë ai nuk ishte i pranishëm në incidentet që provokuan njerëz të Kryetarit të Bashkisë Goro, të cilët pengonin eksesin e qytetarëve në mbledhjen që ishte thirrur në një vend larg qendrave të banuara dhe në një kafe bar të natyrës së destinacioneve turistike.
Penalizimi i Kryetarit të OMONOIAS është porositur dhe paralajmëruar nga mjetet e propagandës dhe informimit masiv të Kryeministrit Rama në mënyrë që sipas motivit tashmë të njohur, të duket sikur reagimi i komunitetit lokal është i nxitur nga Helenët. Vetëm se tanimë ky blof nuk kalon më.
Qytetarët e kanë tashmë të qartë se synimi i gjoja ndërhyrjeve urbanizuese është ushtrim represioni ndaj tyre dhe përjashtimi nga perspektiva e zhvillimit të zonës përmes zhveshjes pronësore.
Apelohet shteti që të ftillohet në mënyrë të menjëhershme dhe të ndërpresë dhunimin e qytetarëve me përdorimin përtej caqeve ligjore të Policisë.
Nën klimë kërcënimesh të kësaj natyre dyshojmë se Këshilli Bashkiak do të ri-mblidhet për të institucionalizuar porositë nga lart. Por, ato tanimë konsiderohen të anuluara paraprakisht nga reagimet e popullit të Himarës.
Natyrisht fenomene të zhdukjes se çdo elementi demokracie dhe hapësire të shprehjes së komunitetit qe ka mbetur ende, kanë fundin e njohur të çdo diktature.
Nga kjo pikëpamje shembulli i qytetarëve të Himarës shpejt apo vonë ka për tu përshëndetur dhe përqafuar nga shoqëria e gjithë vendit.
Le të mos na shpëtojë fakti se objektivi i parë dhe më sensibël i çfarëdo natyre qeverisjeje jo demokratike janë grupet e natyrës së minoriteteve.
Këmbanat në Himarë bien me kumbime apeluese!
Tiranë, më 27 Gusht 2017