Home KRYESORE Lutja e nënës për të bijën: Vetëm një shkollë…

Lutja e nënës për të bijën: Vetëm një shkollë…

Vera Kore, një qytetare nga Tirana, denoncon në emisionin “STOP” se drejtori i shkollës “Luigj Gurakuqi”, Elmaz Lala refuzon të regjistrojë fëmijën e saj, që është me aftësi të kufizuara.

Vera thotë se Kejsi ka qenë në këtë shkollë, por edhe një vit më parë u regjistrua me ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit.

Në një ballafaqim me kamera të fshehtë drejtori Lala sërish këmbëngul të mos e regjistrojë fëmijën. Ndërsa në intervistë me gazetaren e emisionit “STOP” thotë se nuk ka asnjë pengesë.

Gazetarja e emisionit ngre problemin në Ministrinë e Arsimit dhe Kejsi regjistrohet në shkollën e posaçme për këta fëmijë. Në fund emisioni “STOP” dhe Elton Mitro nga SHBA ndihmojnë familjen Kore.

Share: