Home KRYESORE Tritan Shehu: Kujdesuni vetë për shëndetin tuaj, se për shtetin harrojeni…

Tritan Shehu: Kujdesuni vetë për shëndetin tuaj, se për shtetin harrojeni…

Nga Tritan Shehu

PROGRAMI I SHENDETESISE SE QEVERISE SE RE “RAMA”: THELLIM I DESHTIMIT TE MADH:

Asgje konkrete nuk shkruhet ne program per zhvillimin kater vjecar te shendetesise sone, te katandistur tashme ne “Mizerje Falas”.

Nuk jepen shifra, psh sa do te jete GDP per shendetesine, kontributet, sa do te jene shpenzimet per fryme, numri i shtreterve, specialiteteve si do te veprohet per numrin tragjik te mjekeve, qe duken tashti si nje “Specie ne Zhdukje” etj etj.

OBJEKTIVAT JANE QESHARAKE:

1-Shkruhet se do te ecet drejt “Shendetesise Falas”, kur para nje viti eshte deklaruar po nga Kryeministri, me ze e figure, se u implementua genjeshtra shkaterruese “Shendetesi Falas”!!!

Ne vazhdim thuhet e kunderta- “Finacimi publik do te mbuloje 60% te shpenzimeve” (pra nuk do te jete “falas”), pa thene asgje se sa do te jete ky financim, kur sot eshte 83 E per fryme, 25 here me i ulet se mezatarja europiane!

2- “Objektiv” i madh tjeter cilesohet “Mbulimi Universal”- qesharake kjo, sepse sipas OBSh te ne eshte arritur qe ne vitin 2009!!!(Ndoshta e kane ngaterruar me “Sistemin Universal”-jane nocione krejt te ndryshme!).

3- Shkruhet per ulje te cmimit te barnave- e pa mundur sot kjo pa prekur cilesine. Duhet rritur perqindja e rimbursimit te barnave e gama e tyre.

4- Thuhet se do te filloje trajtimi ne komunitet i paciente te shendetit mendor- ne fakt kjo ka filluar vite me pare me inisiativen e Komunitetit Sant Egidio!

DHE SI “QERSHIA MBI TORTE”, CELESI I SUKSESIT DO JETE ZGJERIMI I “KONCESIONEVE”, PRA VAZHDIMI I “AVULLIMIT” EDHE TE ATYRE FONDEVE QESHARAKE QE DISPONOHEN SOT, QE NA RENDISIN SI VENDI ME SHENDETESI ME TE VARFER NE EUROPE!

Qytetare kujdesuni vete per shendetin tuaj se sa per Shtetin…..HAROJENI!

Share: