Gjatë muajit gusht vetëm pranë portalit e-albania janë bërë 474 aplikime për leje ndërtimi duke konfirmuar edhe një herë se sektori i ndërtimit po përjeton gjatë këtij viti një bum. Këto leje duket se nuk lidhen domosdoshmërish me ndërtime pallatesh, hotelesh apo ndërtime me një funksion të veçantë por edhe për banesa private.
Portali e-albania publikoi statistikat e plota të gushtit ku në total vetëm për lejet e ndërtimit janë loguar 6483 persona por aplikime për një lejë kanë bërë 474 prej tyre. Në faqen e saj e-albania jep edhe llojet e lejeve për të cilët çdo person i interesuar mund të aplikojë.
10 shërbimet më të përdorura të gushtit në portal:
E-albania ka publikuar edhe shërbimet që mbajnë numrin më të lartë të përdorimeve/muaj duke renditur edhe numrin e aplikimeve.
- Aplikimi për leje 6483 përdorime 474aplikime
- Aplikim për pasaportë ose kartë identiteti 3152 përdorime 1155 aplikime
- Deklarim dhe pagesë kontributesh 2397 përdorime 10 091 aplikime
- Faturat e energjisë elektrike 2126 përdorime 949 aplikime
- Aplikim për kartë shëndeti 2007 përdorime 635 aplikime
- Gjenerim i kartës së shëndetit 1671 përdorime 1429 aplikime
- Certifikatë familjare 1584 përdorime 6 aplikime
- Certifikatë personale 1026 përdorime 10 aplikime
- Kundravajtje rrugore 977 përdorime 3127 aplikime
- Gjobat e kontrollit në rrugë DPSHTRR 905 përdorime 932 aplikime / Monitor