Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi arrestimin mbrëmjes ku u vu në pranga një nga emrat e konsideruar si pjesë e një prej grupeve kriminale të qytetit. Policia thotë se në pranga është vënë Marjel Fierza 30 vjeç dhe Genti Nderjaku 34 vjeç, të banues në Durrës.
Në operacion morrin pjesë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë që në bashkëpunim me specialistët për krimet në këtë Komisariat. Sipas policisë aksioni ka qenë pjesë e zbatimit të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” pas informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta; automjeti tip Porche dhe 6 telefona celularë. Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129 dhe policia thotë se ju garanton anonimatin.