Home KRYESORE Ja cfare thote Fatmir Xhafaj për Saimir Tahirin:

Ja cfare thote Fatmir Xhafaj për Saimir Tahirin:

Një ditë pasi në përgjimet e trafikantëve të drogës doli emri i Saimir Tahirit ndersa sot, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj organizoi një konferencë për trafikun.

I pyetur nga gazetarët për përfshirjen e paraardhësit të tij në trafikun e drogës, Fatmir Xhafaj tha se do të presë përfundimin e hetimeve, duke e lënë të hapur qëndrimin e tij.

“Dosja Habilaj nuk i përket Policisë së Shtetit, i takon drejtësisë italiane. Do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia, duhet të flasë drejtësia. S’jam si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet” u shpreh Fatmir Xhafaj.

Por sipas Lapsi.al nëse kthehesh pas në kohë, dallon se qëndrimi i Fatmir Xhafajt ndaj Saimir Tahirit është i qartë. Që në ditën e parë në punë ai ka larguar njerëzit e besuar të paraardhësit të tij duke lënë të kuptohet se ata kanë qenë të përfshirë me veprimet ose mosveprimet e tyre në trafikun e drogës.

Share: