Home POEZI Trupi kujtimeve…

Trupi kujtimeve…

Nga Përparim Kabo

Pse fjalët më të ngrohta i
desha sot?
Tek piklat e shiut nën një qiell
pa dritë
pagëzohen si pelegrinë vajtues
e lëshohen në heshtje
Qielli si një sy pa retin e iris
si bardhësi opake
Përzjerë erësira, drita, shiu e
vetëtimat…
Ndaj dhe prekjen me shikimin tënd
të ngrohtë e dua
Në këtë mëngjes vjeshte ku qahet
mbi trupin e kujtimeve..
Një Gralë me mushtin e nostalgjisë
esëll e gëlltita
Shqetësuar ku do i vë kujtimet e
verës që iku?
Muzeumet e shpirtit më thanë eja
symbyllarzi çapit
Vjeshta më qafosi pa u ndjerë
si dy duar të buta
që dinë të ledhatojnë kënaqësinë
e dhimbjes
Rufetë në gjoksin e trishtimit
vizatuan këtë mëngjes mbi
trupin e kujtimeve…
veç pak fjalë
VJESHTA,….
pengu i lodhur i dashurisë!

7 Tetor 2015 PK

 

Share: