Home KRYESORE Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krize përkthen shtrembër!

Vasili: Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krize përkthen shtrembër!

Nga Petrit Vasili

Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krize përkthen shtrembër.

Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë.

Lu dhe Hoyt Yee thonë: “të dalë e vërteta.” Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.

Hoyt Yee thotë: “mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën.

Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.

Share: