Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur pasi rënies së zjarrit në një hotel në Gjeorgji. Të gjithë viktimat vdiqën nga thithja e tymit në Hotel Leogrand dhe kazinon 22-katëshe, raporton Ministria e Brendshme.
Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së premtes në resortin afër Detit të Zi. Shkaku i zjarrit, i cili zgjati disa orë për të shuar, nuk është i qartë. Më shumë se 100 persona u evakuuan nga hoteli me shërbime emergjente.
Policia po punon për identifikimin e viktimave, ndërsa në deklaratën e Ministrisë së Brendshme u tha se nga zjarri humbën jetën 10 gjeorgjianë dhe 1 iranian, ndërsa të plagosur, të cilët u dërguan në spital janë në gjende të mirë, raporton BBC.