E ardhmja e Kancelares gjermane Angela Merkel po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme në prag të bisedimeve të dështuara të koalicionit. Një sondazh i ri tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve nuk duan që ajo të qëndrojë në një tjetër mandat.
Partia e Merkelit Bashkimi Demokratik Kristian nuk ka arritur të formojë koalicionin qeverisës me partitë e tjera që të shmangë zgjedhjet e parakohshme.
Sipas sondazhit CDU / CSU blloku Merkelit kishte mbështetjen e 29.%, nga 32.9% në zgjedhjet e shtatorit, dhe kjo është shifra më e ulët që nga tetori 2011.
Në një sondazh tjetër u zbulua se 54% nuk duan që ajo duhet të kandidojë në rast të zgjedhjeve të parakohshme, raporton gazeta gjermane Die Welt, vetëm 38.5% donin që ajo të kandidonte përsëri.
Të dhënat e mbledhura nga sondazhet tregojnë se nëse bisedimet për krijimin e koalicionit do të dështojnë, ky do të ishte fundi i Merkel.
Megjithatë, partia e saj qëndron në mënyrë të vendosur prapa Merkelit, duke besuar se ajo ka bërë gjithçka për të krijuar një koalicion tre-palësh.
“Një gjë është e qartë: pozicioni i Angela Merkelit në CDU është shumë i fortë. Ajo është numri ynë i parë,” tha David McAllister, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të CDU
Kolapsi i bisedimeve për koalicion e ka zhytur Gjermaninë në krizën më të keqe politike që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Nëse Merkel nuk gjen partnerët e koalicionit me shpejtësi, opsionet e saj janë: Të krijojë një qeveri me pakicat ose zgjedhje të reja. /360grade.al