Home KRYESORE Majko: Të hiqen kufijtë Shqipëri- Kosovë, mediat serbe: ‘Provokacija’

Majko: Të hiqen kufijtë Shqipëri- Kosovë, mediat serbe: ‘Provokacija’

Mediat në Serbi e kanë quajtur provokim të radhës nga qeveria shqiptare thirrjen e fundit të Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko për hapje të kufijëve me Kosovën.

Në mediat kryesore në Serbi nuk është pritur mirë thirrja e Majkos, i cili foli në emër të Kryeministrit Edi Rama.

E përditshmja serbe “Kurir” ka shkruar që në titull: “Provokimi i Tiranës, kufiri mes Shqipërisë dhe shtetit fantazëm do të hiqet”. Në brendësi të lajmit është vënë theksi se Ministri Majko është ish-Kryeministër i Shqipërisë gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

“ Me 1 janar të vitit 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, u shpreh Majko në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare.

“Kurir” shkruan se në fund të fjalimit Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaçi e duartrokitën thirrjen e Majkos duke përkrahur idenë e hedhur nga Ministri shqiptar./shqiptarja.com

Share: