Home KRYESORE Dita që nderove botën

Dita që nderove botën

Nga Gazmend Aga

Sot(sipas kalendarit henor) mendohet te jete ditelindja e te dashurit tone Muhamedit a.s.

Aq i cilter, bujar, altruist, besnik dhe modest ishte sa i impononte respekt edhe armiqve me te perbetuar.

Profeti im nuk hakmerrej, por falte,
Nuk shante, por lutej,
Nuk nenvleresonte askend,

Nuk perbuzte as te varferin, as armikun, as besimtarin e fese tjeter,

Profeti im nuk foli per mekatarin, por per mekatin,

Zemerbute, trim, lider i drejte, rob i Zotit me te gjitha dimensionet e mundshme.

Plotesues perfekt i mesazhit te vellezerve te tij Profete,

Kurre nuk theu zemer, kurre nuk braktisi, kurre nuk harroi kush ishte.

Profeti im, me i madhi prej njerezve, me modesti prej tyre.

Sa madheshtor qe je;

“Nuk ka arsye te frikesohesh, une nuk jam mbret. Jam i biri i nje gruaje qe hante buke te thate prej fisit te Kurejshve.”

Njihe mire Muhamedin a.s. dhe do te jesh me i miri i kohes;

Kur Profeti i dashurise, Muhamedi a.s ishte i plagosur rëndë në Uhud, ai ngriti duart lart dhe u lut:

“O Zot, fale popullin tim, sepse ata nuk dinë se ç’bëjnë!”

Ishte dashuria per Profetin Muhamed qe i frymezoi te medhenjte e fese sone qe vec dashuri te kumtonin. Ja sa bukur shprehet;

“Profeti Muhammed, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, është si një burim me ujë të kthjellët në zemër të shkretëtirës, si një rreze drite në errësirën e paanë. Mëshira ishte si një çelës magjik në duart e Profetit, sepse me të ai hapte zemrat që ishin aq të ngurtësuara dhe të ndryshkura saqë askush nuk mendonte se ato mund të hapeshin. Por ai bënte shumë më tepër ngaqë ndizte pishtarin e besimit tek ata.”

Muhamed a.s. i dashur, sot ka nevoje me shume se kurre per ty, perjetimin tend, vellazerine tende, paqen tende, shembullin tend dhe te vellezerve te tu Profete. Lum kush te njohu me mendje, shpirt e zemer. Lum kush ne zemrat e njerezimit mbjell vec dashurine per Krijuesin dhe te Derguarit e Tij.

Share: