Artur Zoto ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili ndodhet në burg për korrupsion ka mohuar akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Zoto ka sqaruar se gjatë detyrës së tij nuk e ka takuar asnjëherë në zyrën e tij ish-numrin dy të burgjeve Iljaz Labin, mbi dëshminë e të cilit Prokuroria arrestoi Zoton.
Gjithashtu ish-numri një i burgjeve ka sqaruar se biznesmenët që kanë fituar tenderin e furnizimit me ushqim të burgjeve nuk i ka takuar asnjëherë dhe nuk ka folur ndonjëherë me ta.
“Iljaz Labi nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time dhe nuk kam pasur asnjëherë komunikim me të. Nuk kam pasur komunikim dhe as ndonjë takim fizik me biznesmenët që kanë fituar tenderin. Kërkoj që të ngrihet një komision i veçante që të verifikoj tenderin për të cilin akuzohet”.
Në dëshminë e tij Zoto aludoi se ndodhej nën akuzë për gjëra të tjera të cilat prokuroria i di më mirë , por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë./opinion.al