Home KRYESORE Mjeku i njohur reagon ndaj ministres se shendetesise për Urgjencen e QSUT…

Mjeku i njohur reagon ndaj ministres se shendetesise për Urgjencen e QSUT…

Nga Petrit Vargu

I mrekulluar nga intervista e ministres se shendetesise per situaten ne urgjence dhe keshtu, dua te sqaroj qe:

1) Ministrja e shendetesise nuk eshte nevoja ti referohet thenies se shefit te urgjences, por mjafton te lexoje deklaraten e mjekeve ku vete mjeket thone qe punen do ta lene ne rast se nuk plotesohen kushtet, pra ne te ardhmen.

2) Shefi i urgjences eshte pergjegjesi kryesor i kesaj situate shumevjecare, por cuditerisht ai ne vend qe te nderrohet perdoret qe tju pergjigjet mediave.

3) Me behet qejfi qe mbas 5 vjetesh qe drejtojne mjekesine kane analizuar deklaraten time te dhene ne media, duke thene qe permiresimi i punes ne urgjence fillon nga permiresimi i punes ne spitalet rajonale. Por “Outsider” ne shendetesi sajojne nje sistem patronazhi qe nuk ka lidhje me subjektin ne fjale.

4) Per mjeket qe kane shkuar ne Gjermani, ministrja deklaron qe nuk ka dijeni. Po per 6 mjeket e urgjences qe kane ceshtje te hapura ne prokurori, faji i kujt eshte? Mos valle eshte i mbingarkeses se punes se mjekeve nga paaftesia e drejtuesve?Perse drejtuesit e shendetesise nuk shkojne vete ne prokurori te tregojne te vertetat e mosorganizimit te shendetesise, duke lehtesuar keshtu mjeket, por u deklarojnë televizioneve te pavertetat e tyre per te lehtesuar vetveten?

Edhe Mediat duhet te jene shume me afer ketij problemi dhe jo te gëlltisin ate qe ju japin drejtuesit si te vertete . Si fillim kerkoni te drejtat tuaja. Te filmoni e te intervistoni pacientet ne te gjitha zonat me përjashtim ato aseptike (natyrisht brenda orareve te caktuara), sic behet ne cdo vend diktatorial te botes dhe jo me ne demokraci.

Share: