Home KRYESORE Nis në Dragot të Tepelenës gërmimi për eshtrat e ushtareve greke, çamët...

Nis në Dragot të Tepelenës gërmimi për eshtrat e ushtareve greke, çamët në protestë

Në Dragot të Tepelenës kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo po ndoodh në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai grek Nikos Kotzias.

Duket se sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq, ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.

Raportohet qe ne në vendngjarje sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë, ndersa nga ana tjetër disa aktivistë, pjesë e komunitetit çam, kanë protestuar dhe kërkojnë të njëjtën gjë për të vrarët çamë në Greqi.

Disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia.

Share: