Home KRYESORE Kush thotë që në Shqipëri s’janë kapur peshq të mëdhenj, ia fut...

Kush thotë që në Shqipëri s’janë kapur peshq të mëdhenj, ia fut pordhës kot!

Nga Altin Bamllari

Kush thotë që në Shqipëri s’janë kapur peshq të mëdhenj, ia fut pordhës kot. Dy kryeministra madje, Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti. E ç’rëndësi ka që u shpallën të pafajshëm nga e njëjta Gjykatë që i shpalli të fajshëm?

Fundja edhe peshqit duhen mëshiruar. U gëzova shumë kur Tosi mori një dëmshpërblim të majmë. Më shumë akoma kur u bë kryeministër e ua futi të gjithëve.

Por për Vilsonin m’u këput shpirti fare. Mos kujtoni se tallem! Vetëm 4 muaj kryeministër për të bërë më shumë se dy vjet burg e hiç dëmshpërblim. E tmerrshme, kur mendon se 27 vjet x 12 muaj i kanë ndarë mes tyre vetëm 4 peshq, një kallamar e ndonjë cirronkë.

Më vjen në mendje një intervistë e të shkretit Vilson.

E pyet gazetari:

-Çfarë kujtoni nga koha kur ishit Kryeministër?

Dhe ai i përgjigjet:

-Mbaj mend tim atë ku mora detyrën. Shiko, më tha ai. Je ngjitur në majën e një mullari. Barin do ta hanë të tjerët dhe ty ka për të të ngelur huri, domethënë strumbullari. Këtë mbaj mend.

Kushedi ç’ndjesi provon sot i ziu kur shikon që muti është bërë mullar e huri s’gjendet kurrkund…!

Share: