Ish-kryeministri Sali Berisha pritet që në seancat e ardhme, në gjyqin kundër Emiliono Shullazit. Po ashtu në këtë gjyq pritet të japin dëshminë e tyre dhe Ardian Çipa dhe Marsida Musai. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, me kërkesë të avokatëve të Emiljano Shullazit.
Emri i Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para gjykatës së Krimeve të Rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është Sali Berisha.
Avokatët e Shullazit, duke u nisur nga postimi i Berishës në Facebook, kanë kërkuar që dhe ish-kryeministri të jetë pjesë e dëshmitarëve.
Sipas informacioneve Berisha pritet të pyetet në lidhje me rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe çfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të avokatëve dhe ka ftuar në seancën e të martës së ardhshme ish-kryeministrin Sali Berisha të paraqitet në gjyqin e Shullazit. Po kështu seancën e radhës pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar dhe Ardian Çipa, ish-kreu i Krimeve të Rënda dhe krimit të organizuar, sot drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme.
Njëherësh avokatët i kanë kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të njoftojnë për t’u paraqitur si dëshmitarë në gjykatë dhe shtetasen Marsida Musai, e cila është gruaja e Ylvi Beqajt.