Home KRYESORE Rama-Bashës: Boll me retë në pantallona, shko në Prokurori se…

Rama-Bashës: Boll me retë në pantallona, shko në Prokurori se…

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me investigimin e revistës amerikane “Mother Jones” për financim të lobimit të Partisë Demokratike nga biznesmenë rusë.

Basha i konsideroi akuzat për lobimin rus qesharake dhe akuzoi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor. Ai ftoi Prokurorinë të hetojë kryeministrin pasi ka shkelur ligjet amerikane.

“Ftoj publikisht prokurorinë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Edi Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenciale Obama”- u shpreh Basha me heret.

Por kryeministri ka reaguar sërish në Facebook duke i kërkuar Bashes të shkojë në prokurori të rrëfehet.

“Lulëzim boll me retë në pantallona, shko vetë në prokurori e rrëfehu para organit të akuzës se jorgani i kundër akuzave nuk të mbulon dot më!”- shkruan Rama.

Share: