Home KRYESORE Deshtimet nuk shendetesi nuk mbulohen me propagande!

Deshtimet nuk shendetesi nuk mbulohen me propagande!

Mjeku polemist i QSUT’se Petrit Vargu sot përdori sarkazmen per te denoncuar një veprim qe ai e cilëson te padrejte. Ai thotë se emërimi i një kameramani ne QSUT është tentative per propagande dhe kufizuar lirinë e medias ne ambjetet e QSUT qe është një institucion shume i rendësishem i shendetesise ne rang republike.  Sigurisht qe shqetesimi duket i drejte kur vjen ne publik nga një mjek qe ka një eksperience shume te gjate ne ate institucion. Ne fakt, duhet kujtuar qe nuk kane munguar rastet e abuzimit aty te cilat janë zbuluar dhe denancuar nga gazetare te ndryshem jashte QSUT. Ja cfare shkruan ne profilin e tij polemisti Vargu ketë here:  “Me ne fund QSUT-ja ka kameramanin e vet . Ky filmon ato pjese te spitalit per te cilat ka marre urdhër nga eproret e tij, me tekst te lexuar nga një zë I panjohur. Kuptohet pse nuk lejohen kamerat dhe gazetaret ne QSUT per te filmuar te vërtetat e tyre. Dhe kulmi eshte kur per te rritur vertetesine, dy muaj para se te emërohen shefat e sherbimeve, intervistohen disa prej tyre qe jane ne prag te pensionit, shefa te komanduar ose “entourage”i ministrit,”enturage” ky qe njihet mire nga komuniteti i mjekeve. Te çoroditur nga deshtimet ne shendetesi, kjo propagande me kujton ate te krizes ekonomike se fund viteve te diktatures kur trumbetohej nje fakt fallco sipas te cilit Shqiptaret ishin kombi qe ushqeheshin me mire ne bote.”

Share: