Home KRYESORE Amerikanët kapin njërin prej komandantëve kryesor të ISIS

Amerikanët kapin njërin prej komandantëve kryesor të ISIS

Mediat bejne me dije se në një aksion në Kirkuk, njësitë speciale amerikane e kanë kapur njërin prej komandantëve kryesor të të ISIS te quajtur Abu Omar al-Shishanin. Në provincën irakiane Kirkuk njësitë speciale amerikane e kanë kapur njërin prej liderëve të ISIS Abu Omar al-Shishani. Përvec Shishanit, amerikanët kanë kapur edhe dy komandantë të ISIS’it dhe kanë vrarë 7 pjesëtarë të këtij grupi. Aksioni është kryer të premten e kaluar. Sipas njoftimeve, forcat speciale amerikane kanë arritur në Irak më 21 dhjetor. Koloneli amerikan Steve Warren, ka thënë se këto njësi që kanë 100 pjesëtarë do të zhvillojnë operacione speciale pas konsultimeve me autoritetet irakiane.

Share: