Vladimir Putin e ka pritur me humor pyetjen nëse ai do të kërkojë një tjetër mandat pas atij që fitoi të dielën për të drejtuar Rusinë. “Le të bëjmë llogaritë. Çfarë mendoni ju se unë do të vazhdoj të jem president edhe në moshën 100-vjeçare?” iu përgjigj ai gazetarit, pasi fitoi treçerekun e votave të popullit rus.
Në vitin 2024, kur të skadojë edhe mandati i sapofituar presidencial, Putin do të jetë 72 vjeç. Ai do të ketë sërish të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e atij viti.
Sepse Kushtetuta Ruse e kufizon mandatin e presidentit vetëm në dy mandate radhazi dhe nuk ka një limit sesa herë një person mund të rizgjidhet president. Dhe Putin thotë se tani për tani nuk ka aspak ndërmend që të shndërrohet në një “Sulltan”. “Nuk kam ndërmend që të reformoj kushtetutën, tani për tani”, këmbënguli ai. Dhe këmbënguljes së gazetarit nëse ai do të kandidojë sërish edhe në zgjedhjet e 2030-ës, ai iu përgjigj: “Dëgjo, më duket se kjo që po thua është pak qesharake”.
Putin ka shërbyer dy mandate radhazi si president 2000-2008 dhe sërish 2012-2018. Koha e mandatit të një presidenti në Rusi është shtyrë në 6 vite në vitin 2008./360grade.al