Përjashto veprimtarinë tënde “akademike” dhe politike Zoti Angjeli, askush nuk mund të shënojë ndonjë të dhënë se ke ndonjë produkt/gjë konkrete në fushën e punësimit edhe pse ke qenë ministër i financave dhe ministër i ekonomisë dhe jo vetëm njëherë.
Të kam njohur nga afër dhe nga larg dhe, çuditërisht, nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë personale, me përjashtim të faktit që më ke vlerësuar dhe, jo pak herë, përjashtuar jo për hatrin tënd.
Punësimi është gjë e madhe dhe, siç i thonë nëpër bare të thjeshtët/qyqarët “Duçja i Shqipërisë”, që nuk më pëlqen si etiketim për Kryeministrin e vendit, për arsye të faktit të njohur që ne ia nxjerrim bojën vetes, ta ka “ngarkuar” TY këtë mission të pamundur.
Po të kujtoj vetëm një fakt:
Në vitet e krizës financiare dhe ekonomike të viteve 2008 dhe në vazhdim, për vendet në tranzicion (ku dhe kur vala e dytë e krizës godet më fort, gjë që nuk e kuptojnë ekonomistët e by…s), punësimi është një prej pasojave më të rënda që sjellin krizat, pikërisht kriza e fundit financiare dhe ekonomike botërore, më e madhja në historinë e krizave, sikundër na e bëri të qartë Profesori ynë i madh Aristotel Pano.
Po të kujtoj, gjithashtu, se ranë shumë qeveri të vendeve anëtare të BE – së, pikërisht, nga përqindja e lartë e papunësisë.
Lexoni, ju lutem çfarë thonë statistikat dhe ngjarjet politike të kohës!
Punësim, me pak fjalë të thjeshta, do të thotë:
POLITIKA EKONOMIKE NXITËSE PËR BIZNESIN!
KU JANË?!
POLITIKA NXITËSE PËR ZHVILLIMIN E PRONËS PRIVATE!
KU JANË?!
POLITIKA NXITËSE NË DREJTIM TË KONKURRENCËS SË DREJTË!
KU JANË?!
POLITIKA NXITËSE NË DREJTIM TË NJË VENDI ME TRASHËGIMI SHEKULLORE TË VARFËR!
BIZNESIT TË VOGËL PO I HIQNI “TULLËN” E FUNDIT!
HEQJE DORË NGA PROPAGANDA “QË E BËN QIMEN TRA“!
TË MBJELLËSH, TË KUJDESESH, TË MBARËSHTROSH JO VETËM FJALËN PUNË, DO TË THOTË TË JAPËSH MUNDËSI PËR PUNËN E VËRTETË NË ÇDO CEP TË VENDIT KU MUND TË PRODHOSH DIÇKA ME VLERË.
Ideja e të punësuarit në sektorin publik është jo gjë tjetër por vetëm se një ide e prejdhur në Shqipërinë e pas viteve 90 – të, që ka prodhuar vetëm “fshatarë militantë“, që e kanë bastarduar administratën publike.
Lexoni librin me kujtime të Syrja Bej Vlorës, për të kuptuar se sa larg jeni ju politikanë të shekullit të 21 – të në krahasim me vizionin e atyre të shekullit të 19 – të dhe 20 – të!
Shikoni ku jeni katandisur!
Kasem Seferi – ekonomist